Statistikat e shikueshmërisë televizive për marrëveshjen Rama-Basha

Mbrëmja e 17 Majit ishte një mbrëmje e cila u prit me mjaft interes për shkak të zhvillimeve politike në vend. Prej orës 20:00 krerët e parive politike parlamentare u mblodhën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të gjetur mundësinë e një dialogu për ti dhënë fund ngërçit politik në vend i nisur që në muajin Shkurt.
Vëmendja e publikut u rrit edhe më tej, ku që prej orës 10:00 dy liderët kryesor politik në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha, nisën një takim kokë më kokë mes tyre, i pari në këtë format mes tyre.
E gjithë kjo ngjarje u pasqyrua gjerësisht në media, që nga momenti i nisjes së takimit dhe deri në përfundimin e tij, në orët e para të mëngjesit të datës 18 Maj.

Ne vijim po përmbledhim televizionet që shqiptarët ndoqën më shumë për të mësuar atë çka po ndodhte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në orën 21:00 televizioni “News 24” nisi transmetimin e emisionit “Studio e Hapur” ndërkohë që po në të njëjtën orë në televizionin “Ora News” nisi emisioni “Tonight Ilva Tare”. Të dy emisionet kishin të njëjtën format, bisedë në studio me të ftuar si dhe lidhje direkt me gazetarët e pozicionuar në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit.
Sipas të dhënave të monitorimit, në 60 minutat e para, emisioni “Tonight Ilva Tare” ishte në një avantazh ndaj emisionit “Studio e Hapur”, përkatësisht me Rating 2.62% kundrejt 2.01%.
Ndërkohë, në orën 22:15 minuta në televizionin “Klan” nisi transmetimi i emisionit “Opinion”. Nga ky moment, deri në orën 23:00 ky emision mori kryesimin me Rating 8.48%, ndërkohë që në këtë fashë orari “News 24” mori kryesimin ndaj “Ora News”, përkatësisht me 2.79% kundrejt 2.6%.
Ndërkohë dy televizionet e tjera informative “Report Tv” dhe “ABC News” kanë qenë në nivele më të ulëta se televizionet e tjera informative.

BOOK OF TV RATINGS | 1st, 2nd, 3rd Qtr 2012

BOOK OF TV RATINGS | 1st, 2nd, 3rd Qtr 2012

Shkarko FALAS Librin ne te dhenat e plota te shikueshmerise “TV Ratings” | 2012 | Qtrs I/II/III | ketu.